Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjen dy shtëpi në Carrallukë

Dy shtëpi janë përfshirë nga zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga rrjeti elektrik në Carrallukë të Malishevës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 9:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti po trajtohet si zjarrvënie.