Dhuna në familje, 6 raste raportohen në një javë në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 6 raste të dhunë në familje janë raportuar të kenë ndodhur gjatë javës që shkoi në rajonin e Ferizajt.

Sipas policisë, nga data 15 -deri më 21 maj 2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 5 raste janë raportuar në Ferizaj dhe 1 rast në Kaçanik.

Policia thotë se 3 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa 3 persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje, qoftë në stacionet policore apo përmes aplikacionit digjital ‘”Lajmëro Policinë” dhe në numrat: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.