COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza
Dhjetë raste të reja me COVID-19
21.9.2022 - 13:53
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për dhjetë raste pozitive me coronavirus në 24 orët e fundit.
Ndërkaq janë shëruar 13 pacientë përderisa të vdekur nuk ka pasur.
Brenda ditës 23 persona janë vaksinuar dhe 230 testime tjera kanë bërë qytetarët e Kosovës.
Në Kosovë aktualisht janë 67 raste aktive me COVID-19.