Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Dhjetë persona përleshen mes vete, 9 prej tyre ishin nën ndikimin e alkoolit

Dhjetë persona dyshohet se janë përleshur në mes vete në fshatin Llapllasellë të Graçanicës.

Sipas raportit policor, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast u është bërë alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv për nëntë persona.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt.