Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Dhërmi, shpëtohen tre turistë të huaj që rrezikonin të mbyteshin në detin e trazuar

Policia Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me dy qytetarë me mjete lundruese private u erdhi në ndihmë tre turistëve të huaj të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë e dallgëve të detit.

“Policia Kufitare në Dhërmi, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative në DVP Vlorë, se në Palasë, Dhërmi, tre turist të huaj të cilët ishin duke lundruar në det me 1 mjet lundrues “Kayak”, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit, menjëherë  kanë nisur kërkimet”, thuhet në njoftim.

“Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues “Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave”, bëhet e ditur më tej nga Policia e Shtetit.

Tutje, theksohet se tre turistët e huaj çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre), nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Foto: Policia e Shtetit/Facebook