Foto: Policia e Shtetit

Dhërmi, ther me thikë një person, arrestohet shpejt i dyshuari

Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë nën dyshimin se ka therur me thikë një 31-vjeçar. Rasti ka ndodhur në Dhërmi.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Tutje është thënë se falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasi Q.H.

Ky i fundit dyshohet se në mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin S. Xh., 31-vjeçar.

Viktima, sipas njoftimit, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’” – thuhet në njoftim.

Tutje është treguar se materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.