Dhërmi, policia ndihmon turisten britanike që i ishte dëmtuar mjeti lundrues - VIDEO

Policia Kufitare në Dhërmi i erdhi në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues tip kanoe ishte dëmtuar gjatë lundrimit.

Policia e Shtetit përmes një njoftimi bëri të ditur se turistja ndodhej në vendin e quajtuar ‘Shpella e Pëllumbave” në Gjipe.

“Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e DVKM Vlorë për një turiste e cila ndodhej në det, në vendin e quajtur ,”Shpella e Pëllumbave”, Gjipe, me mjetin lundrues tip “Kanoe”, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg”- thuhet në njoftim.

Sipas policisë, turistja u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.