Detaje të reja në lidhje me vdekjen e ish-policit, Fadil Syleviqi

Sot është raportuar për një vdekje të dyshimtë në afërsi të Liqenit të Badovcit.

KALLXO.com ka mësuar se bëhet fjalë për Fadil Syleviqin i cili punonte në Policinë e Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi ka treguar për KALLXO.com se Prokurori i rastit është duke shkuar në vend të ngjarjes.

Sipas tij një trup i vdekur është gjetur në një mal, në afërsi të liqenit.

“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, tha kryeprokurori Kujtim Munishi për KALLXO.com.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar me të rejat mbi këtë rast.