Policia jep detaje rreth vdekjes së dyshimtë të Fadil Syleviqit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për vdekjen e dyshimtë të ish-pjesëtarit të PK-së, Fadil Syleviqit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës, dje rreth orës 13:56.

“Është raportuar se në  pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur ‘Kërpë’ është trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës”, thuhet në raportin policer.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

PK-ja thekson se në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

KALLXO.com ka qëndruar mbrëmë në vendin e ngjarjes dhe ka raportuar për këtë rast.

(VIDEO) Vdekja e dyshimtë e Fadil Syleviqit, tërhiqet trupi për t’u dërguar në obduksion