Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deri në orën 11:00 kanë votuar 8,3% e qytetarëve sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar që deri në orën 11:00 kanë votuar 8,29% apo 145,763 qytetarë.

Në listën e votuesve janë gjithse 1,794,862.00 votues.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se nuk ka raportime për incidente që e dëmtojnë procesin e votimit.

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në të gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare vijnë si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Të dhënat në lidhje me numrin e qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës mund t’i gjeni KËTU.