Ilustrim

Deri në minus 9 gradë celsius temperaturat në dy ditët e ardhshme

Nesër pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell ndërsa vende-vende do të ketë reshje bore me intensitet të dobët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të ketë mot të ftohtë por kryesisht me diell.

IHMK u ka bërë thirrje pjesëmarrëseve në trafik të kenë kujdes të shtuar gjatë mëngjesit të së shtunës për shkak të ngricave.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.