Deputeti i PDK-së i infektuar me COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ismaili përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se ai bashkë me gruan e tij dhe vajzën kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se ka hyrë në vetizolim.

Postimi i plotë i Uran Ismailit:

Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.

Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë.

Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.