Deputetët gjermanë: Nëse flisni për shkëmbim të territoreve, rruga për në BE nuk është e lehtë

Dy deputetët e Bundestagut gjerman kanë vizituar sot Kosovës dhe nga ambasada gjermane kanë mbajtur një konferencë për media ku kan folur edhe për temën e shkëmbimit të territoreve.

Deputeti Christian Schmidt në konferencë tha se ka një këshillë për politikën e jashtme në Kosovë, në lidhje me diskutimin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne do të kishim disa udhëzime për politiken e jashtme, ndonëse nuk janë të reja. Rrugën për integrimin e Kosovës në Bashkimin e Evropian nuk e shohim të lehtë nëse vazhdojnë të flasin për shkëmbim territorial, përkundrazi mendojmë se kjo çështje është e rrezikshme”, tha Schmidt.

Deputetët Schmidt dhe Beyer thanë se në lidhje me vizitën në Kosovë do ta njoftojnë edhe Kancelaren gjermane pasi të kthehen në Gjermani.