Thaçi nuk dëshiron të komentojë deklaratat e Borrell rreth shkëmbimit të territoreve Kosovë - Serbi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka dashur t’i komentoj deklaratat e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, rreth shkrimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë, Borrel në një intervistë për gazën “Koha Ditore” nuk mohoi se kundërshton shkëmbimin e territoreve në mes dy vendeve.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur prej shumë prej shumicës së vendeve të Bashkimit Europian. Dialogut duhet të vazhdoj në mes dy vendeve  sovrane, të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshoj askush. Prandaj, unë nuk jam këtu t’i komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari, por të përfaqësoj në çdo instancë ndërkombëtare vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe vizionin e politikës kosovare, të institucioneve kosovare, atë të vendit të pavarur dhe sovran duke respektuar në tërësi integritetin territorial të saj”, deklaroi Presidenti Thaçi të enjten para gazetarëve.

Thaçi për letrën e Kurtit për Mike Pence: Unë se kam ndërmend të merrem me ato letra