Deputetët do të provojnë ta amandamentojnë projektbuxhetin 745 faqesh për 30 minuta

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2020.

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e ka votuar projektbuxhetin e vitit 2020 në lexim të parë.

Tani deputetët do të shkojnë në komisione për të vazhduar me amendamentin e projektligjin.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se pret që brenda gjysmë orë deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i bëjnë amendamentet e projektligjit, i cili ka 745 faqe.

Deputetët e opozitës nuk qëndruan në sallë derisa Kuvendi e votoi në lexim të parë projektbuxhetin.

Nuk dihet nëse deputetët opozitarë do të marrin pjesë në procesin e amandamentimit të projektligjit për buxhetin e vitit 2020.

Këtu mund ta gjeni projektligjin për buxhet të vitit 2020.