Foto: Ilustrim

Pas aksidentit, dëmtoi me gurë kamionin, arrestohet i dyshuari

Në Pestovë të Vushtrrisë një person është arrestuar për dëmtim dhe asgjësim të pasurisë.

I dyshuari është arrestuar pasi i njëjti pas një aksidenti të trafikut, ka dëmtuar me gurë kamionin e viktimës, shtetas i Serbisë.

Gjatë arrestimit, është lënduar një zyrtar policor dhe vetë i dyshuari.

Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.