Foto: KALLXO.com

Dëmtohen gypat e ujësjellësit pas shembjes së dheut, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është raportuar se gjatë kryerjes së punimeve nga një kompani është shembur dheu, me ç’rast janë dëmtuar edhe disa gypa të ujësjellësit.

Policia ka thënë se lidhur me rastin është arrestuar një person.

Siç thuhet në raportin e Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Behie Dashi në Prishtinë, dje rreth orës 19:33.

Tutje Policia ka thënë se, inspeksioni komunal ka mbyllur rrugën e lartcekur deri në sanimin e dëmeve.

Gjithmonë duke iu referuar raporotit policor, i arrestuari me vendim të prokurorit pas intervisitimit është liruar në procedurë të rregullt.