COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Dalin rezultatet e mbi 1,200 testimeve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë janë testuar 1.219 mostra për testim COVID-19.

539 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 574 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19