Coronavirus

Dalin rezultatet e 472 testeve për COVID-19, vazhdojnë shifrat e larta

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 472 mostra të testuara prej tyre kanë rezultuar 220 raste pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i të prekurve ka arritur në 7137.

Ndërkaq, 121 pacientë janë shëruar nga coronavirusi i ri.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 81raste,komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.