COVID-19: Testohen 26 mostra në Prizren, masat e ardhshme varen nga rezultatet

26 mostra janë testuar në Komunën e Prizrenit.

Kështu ka njoftuar Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu.

‘’Shpresoj nga 26 testimet që janë bërë sot në Komunën e Prizrenit, të mos rezultoj asnjëheri pozitiv por le të mos harrojmë se nga rezultatet që do i marrim sonte vendosen edhe masat që do të merren”, ka njoftuar Shehu.

Tutje ai ka thënë se si komunë kanë ndërmarrë masat e nevojshme.

“Ndryshe si komunë kemi ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme për mos përhapjen e këtij virusi, gjithsesi përhapja (mospërhapja) e virusit varet shumë nga sjellja e banorëve të Komunës së Prizrenit”, ka shruar tutje Shehu.

Ai ka këshilluar që qytetarët dhe banorët të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në Kosovë deri më sot janë 283 raste të konfirmuara pozitiv me coronavirus. Nga ta 53 janë shëruar ndërsa numri i viktimave është shtatë.