COVID-19, këto janë komunat e prekura me raste të reja në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar, se sot janë konfirmuar 36 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

IKSHPK-ja ka theksuar se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Sipas njoftimit, janë shëruar 8 pacientë.

Numri në total i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 1,194 sosh.