Ilustrim

Coronavirusi - Mali i Zi refuzon donacionet nga Serbia

Ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozoviq ka thënë se Serbia do të dhurojë pesë respiratorë, pavarësisht faktit se qeveria malazeze e refuzoi këtë ofertë, raporton Ballkan Insight. 

“Pavarësisht fyerjeve nga Mali i Zi, Serbia, siç ka bërë shumë herë më parë, po u ndihmon vëllezërve të saj,” tha Bozoviq në një komunikatë për shtyp.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të premten tha se do t’i dhurojë tre respiratorë qeverisë malazeze dhe dy për spitalin në Pljevlja dhe Bijelo Polje, me kërkesë të liderit të Frontit Demokratik të opozitës, Andrija Mandiq.

Ndërkaq, nënkryetari malazez, Milutin Simoviq refuzoi donacionin, duke i thënë Vuçiqit që të kujdeset për qytetarët serb për shkak të coronavirusit.