Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden.

CNN: Joe Biden fiton Presidencën

Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, sipas projeksioneve të CNN, pasi një fitore në shtetin ku ai lindi e vendosi atë mbi 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar, raporton media prestigjioze CNN.

Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale.

Para se të bëhej i nominuari për president i Demokratëve, Biden shërbeu si nënkryetar nën ish Presidentin Barack Obama. Ai është gjithashtu senatori më jetëgjatë i Delaware.