Çmimi i energjisë – LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për çmimin e energjisë.

A janë tarifat e energjisë të përballueshme për qytetarët?

Pse bizneset nuk duhet të kenë rritje të tarifave të energjisë?

A mund të caktohen bllok-tarifat pa një studim të detajuar për ndikimin që mund të kenë te qytetarët?

Cili është qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë karshi propozimit që të kemi dy bllok-tarifa dhe që pragu të jetë 600 kilovatë?

Sa është rritur kërkesa për energji që nga viti 2017 dhe rikthimi i bllok-tarifave a do të ulë kërkesën për energji?

Qysh e cakton ZRrE-ja koston e borxhit dhe koston e kapitalit?

Sa shqetësues është tërheqja e energjisë nga Rrjeti Evropian?

Për këto dhe çështje të tjera në studio do të debatojnë Fëllënëza Xhelili-Fiqi nga KOSTT, Florin Aliu i cili është ekspert financiar, Adnan Preniqi nga Ministria e Ekonomisë, Dibran Hoxha, organizator i protestave dhe Adhurim Haxhimusa – njohës i energjetikës.