Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Çfarë po ndodhë me Projektligjin e pagave, flet zëvendëskryeministri Bislimi

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se janë duke punuar me kujdes që Projektligjin për Pagat të mos kthehet mbrapa nga Gjykata Kushtetuese.

“Drafti ka qenë gati që në janar, por ka qenë kërkesë e imja dhe e ministrit të financave sepse kemi disa brenga. Sepse nuk duam që të na kthehet nga Gjykata Kushtetuese. Ideja jonë është që në momentin kur ligji të jetë u gatshëm t’i adresojë të gjitha brengat, ai duhet të sillet në Kuvend. Presioni ‘sille më shpejtë’ nuk i kontribuon një dokumenti kualitativ”, tha Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane.

Bislimi tha që nuk duhet të përdoret narrativa që projektligji për pagat është projektligj për rritje të pagave.

“Projektligji për pagat nuk është projektligj për rritje të pagave, por është ligj që i rregullon dhe nivelizon pagat. Ai i rregullon vetëm pagat e 80 mijë punëtorëve të administratës publike. Nuk jemi tu pru ligj për rritje të pagave, por ligj për rregullimin e pagave në sektorin publik”, tha ai.

Dje shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka ngritur shqetësimin e tij për vonesat në Projektligjin e pagave.

Tahiri me aktivitet simbolik në Kuvend, vendosë pankarta me mbishkrimin ‘Ku është ligji i pagave’