Foto: Edi Rama, Facebook

'Çahet Llogaraja', tunelet hapen nga dy anët (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa fotografi të punimeve të cilat po bëhen për të ndërtuar tunelin e Llogarasë.

Rama në postimin e tij në Facebook, ka thënë se në kantierin e tunelit të Llogarasë është duke u punuar pa pushim.

Më 14 nëntor 2021, ishte bërë hapja e kantiers Tunelin e Llogarasë, projekt i cili është përfolur për shumë vite në Shqipëri.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.