Pika kufitare në Merdar. Foto: Kallxo.com

Byroja e Sigurimeve apel mërgimtarëve që ta paguajnë policën kufitare

Byroja Kosovare e Sigurimeve u ka bërë apel mërgimtarëve që ta paguajnë policën kufitare të sigurimit në pikat kufitare në Kosovë.

BKS ka thënë se policat e sigurimit fillimisht duhen të paguhen dhe më pas ato rimbursohen përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Në njoftim thuhet se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë është vërejtur se në këtë pikë kufitare kanë hyrë edhe vetura me targa të huaja e që nuk e kanë marrë fare policën e sigurimit kufitar në pikën e Byrosë Kosovare të Sigurimit në këtë pikë kufitare.

“Çdo dëm që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin. Andaj në momentin kur hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.