Byroja e Sigurimit prezanton policën e re kufitare

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka bërë të ditur se nga sot është hyrë në përdorim polica e re kufitare, e cila sipas njoftimit, e mbyll ciklin e ndryshimeve të policave që janë bërë në këtë institucion.

Përmes një njoftimi për media, BKS-ja ka thënë se në fillimi kishte ndryshuar policën TPL, më pastaj TPL Plus dhe tash në fund është bërë dizajnimi i policës kufitare.

“Drejtori BKS-së ka njoftuar se policat që tashmë janë në funksion janë të një standardi të lartë si në aspektin vizual, ashtu edhe në atë të sigurisë. Mazreku ka thënë se janë duke punuar në vazhdimësi që në një të ardhme të shpejt ta eliminojnë në tersi kopjet fizike të policave” – thuhet në njoftimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit.