Burri raporton në polici se gruaja e tij ka braktisur fëmijët

Një person në Leposaviq para dy ditëve ka raportuar në polici për braktisje të fëmijëve nga gruaja e tij.

Sipas njoftimit, e dyshuara që nga 4 marsi nuk është duke jetuar me fëmijët e saj.

Babai i fëmijëve ka raportuar se gruaja e tij nga gjykata ka marrë vendimin për përkujdesjen e fëmijëve të tyre të mitur, por e njëjti nuk është duke i përmbushur obligimet.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me rekomandim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.