Prishtinë, nëna braktis fëmijën e saj të mitur

Një grua ka braktisur fëmijën e saj të mitur në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dy ditë më parë.

“E dyshuara ka lënë fëmijën e saj të mitur pa përkujdesje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Viktima nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale(QSP) është dërguar në një shtëpi të sigurt.

Policia njofton se lidhur më këtë rast është njoftuar prokurori.