Pejë, burri ankohet se gruaja braktisi fëmijën

Një burrë është ankuar të dielën në polici, se gruaja e tij e kishte lënë foshnjën e tyre në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, është liruar dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve, deri sa të dalin para gjykatës.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:45.