Ilustrim

Burrë e grua arrestohen pasi rrihen mes vete

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia në Prishtinë pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:25.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit pasi që janë rrahur mes vete kanë pësuar edhe lëndime të lehta trupore, për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.