Burgu i Sigurisë së Lartë pranon maska e dorëza nga UNDP

200 maska e 40 pako dorëza janë dorëzuar në Burgun e Sigurisë së Lartë si donacion nga UNDP.

Me anë të një njoftimi, shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se këto maska dhe dorëza mbrojtëse do të përoren për mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të Burgut të Sigurisë së Lartë.

“U D drejtori i BSL-së, z. Burim Buleshkaj, falënderoi përfaqësuesit e UNDP-së, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë SHKK-së në këtë kohë pandemie. Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të BSL-së nga Pandemia Covid-19”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Burgu i Sigurisë së Lartë mban personat me veprat më të rënda dhe personat me rrezikshmëri të lartë.

Burgu i Dyzit, është i ndarë në dy pavijone dhe një qendër paraburgimi dhe gjendet në fshatin Gërdovc.

Drejtësia në Kosovë në një emision të transmetuar javë më parë solli, pamje ekskluzive brenda burgjeve dhe menaxhimin e situatës gjatë pandemisë COVId-19.