Bulliqi: Disa policë vozisin xhipa e njerëzit që kontrollojnë kufirin nuk kanë vetura për patrullim

Shpejtim Bulliqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje iu drejtua zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri në Kuvend duke i thënë se njerëzit që e ruajnë kufirin nuk i kanë paisjet e nevojshme ndërsa disa zyrtarë policorë enden me xhipa.

“Në Uglar xhandarmëria serbe janë futur disa kilometra në thellësi të Kosovës dhe kanë legjitimuar qytetarë shqiptarë. Këto ndodhin për shkak se zyrtarët policorë që e ruajnë pikën kufitare janë të pa pajisur me materiale të nevojshme, siç janë GPS-të. Zyrtarët policorë vozitin xhipa të kategorive të ndryshme, ndërsa ata njerëz që e ruajnë kufirin nuk kanë makina ta kryejnë punën e tyre” tha Bulliqi.

Bulliqi tha se gjuetarët kanë vendosur kamera për të kontrolluar shtazët e egra, ndërsa njerëzit në kufi nuk kanë kamera që ta përcjellin kontrollin kufitar.