Brenda 24 orëve, 3 mijë e 480 qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 480 doza të vaksinës kundër COVID-19. Më tutje në njoftim bëhet e ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96 mijë e 369 doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Facebook.

Në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e Covid-19. Ndërsa nga 1 mijë e 774 testime rezultuan 17 raste të reja me me koronavirus. RTV21