Arkiv - Raketa ruse godet apartamentin në Kiev, VOA

Pamje nga momenti kur raketa ruse goditi apartamentin në Kiev

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një raketë ruse goditi një bllok apartamentesh në Kiev.

Një banor tregon se raketa goditi banesën e tij dhe familja e tij fatmirësisht kishte shpëtuar.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes, duke folur me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se forcat ruse kishin lëshuar një breshëri prej më shumë se 200 raketash që nga fillimi i sulmit, shumica e të cilave synonin ushtrinë ukrainase./VOA

Sot, është dita e tretë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.