Portret i Presidentit të vrarë të Bangaldeshit, Mujibur Rahman

Ekzekutohet vrasësi i Presidentit të Bangladeshit

Një ish oficer i ushtrisë së Bangladeshit i dënuar për vrasjen e Presidentit të shtetit më 1975 është ekzekutuar, raporton BBC.

Abdul Majed u var në kryeqytetin Daka pasi apeli për dënimin ndaj tij u refuzua këtë javë.

Ai u arrestua të martën pasi kaloi 25 vjet në arrati për vrasjen e Sheik Mujibur Rahman.

Rahman, babai i kryeministrit aktual, Shikh Hasina u vra gjatë një grushtshteti ushtarak më 1975, së bashku me shumë familajrë të tij.

Vrasja  e tij erdhi vetëm katër vjet pasi Bangladeshi fitoi pavarësinë nga Pakistani.