Foto - www.independent.co.uk

Bota do përballet me krizë të shëndetit mendor pas pandemisë paralajmërojnë ekspertët

 

Bota sipas shumë gjasave do përballet me një krizë globale të shëndetit mendor pasi të kalojë pandemia, kanë paralajmëruar ekspertët, shkruan Independent.

Shkalla e këtij problemi është shumë serioze për t`u injoruar, jo vetëm në jetën e individëve por edhe në ndikimin e madh që do ketë në shoqëri.

Dhjetëra shkencëtarë të shëndetit mendor, përfshirë neuroshkenctarë, ata të psikiatrisë, psikologë, dhe ekspertë të shëndetit publik kanë paralajmëruar për efektin afatgjatë të ndikimit të virusit në shëndetin mental dhe u kanë kërkuar qeverive të kenë prioritet hulumtimin për një tretman të bazuar me bazë.

Paralajmërimi i tyre në gazetën ‘Lancet Psychiatry’, vjen si pjesë e një vëzhgimi që u bë në fund të muajit mars ku u tha se tashmë njerëzit në Britani ishin ndikuar nga politika e vetë-izolimit.

Në hulumtim morën pjesë 1099 persona tek të cilët u gjet nivel i rritur i ankthit dhe frika e të vuajturit mendor si rezultat i coronavirusit. Më shumë se gjysma e popullsisë thonë se ankthi është sëmundja mendore nga e cila mund të preken.

Edhe infeksione të mëhershme kanë qenë të lidhura me rritjen e shëndetit të dobët mendor. Pas epidemisë SARS në vitin 2003 kishte rritje të vetëvrasjeve për 30% tek moshat mbi 65 vjeç dhe 29% e stafit shëndetësor përjetuan stres të tepruar emocional.

Profesor Rory O’Connor, nga Universiteti i Glasgow, dhe një nga autorët e revistës tha: “Rritja e izolimit, vetmia, ankthi shëndetësor, stresi, dhe ekonomia e ulët janë perfekte për dëmtimin e shëndetit mendor të njeriut. Nëse nuk bëjmë asgjë, ne rrezikojmë të rrisim problemet mendore si ankthi dhe depresioni, si dhe devijim në sjellje si ndikimi nga droga dhe alkooli, bixhozi, krime kibernetike ose pasoja shoqërore si mungesa e strehimit dhe prishja e marrëdhënieve”.

Gazeta shkruan se monitorimi “nga momenti në moment” i ankthit, depresionit, vetëvrasjeve, si dhe shumë kushte tjera duhet të bëhet përmes teknologjisë së re si përdorimi i telefonëve për t’i trajtuar këto probleme menjëherë.