Lojera Fati, Kazino, Ilustrim

Në kohë virusi, Pejanët i hyjnë bixhozit

Policia në Pejë me urdhër të prokurorisë ka arrestuar 10 persona të dyshuar për vepër penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe  për vepër penale “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Aksioni është zhvilluar sipas urdhëresës së Gjykatës se Pejës.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 22:00, në qendrën zejtare në Pejë.

Sipas komunikatës se policisë vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur edhe inspektorët komunalë të cilët kanë mbyllur lokalin.

Zëdhënësi i prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi, tha për KALLXO.com se lidhur me rastin janë sekuestruar edhe 2,000 euro.

“Janë sekuestruar 2,000 euro dhe pronari i lokalit është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.

Të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedure të rregullt.