Bislimi dhe Baruti përplasen në ‘Kallxo Përnime’ për qasje në dokumente publike

Producentja Valmira Baruti dhe Bislim Bislimi, zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në MKRS, janë përplasur gjatë emisionit “Kallxo Përnime” lidhur me kërkesat për qasje në dokumente publike.

Baruti tha se ka hasur mjaft pengesa dhe neglizhencë nga MKRS në kërkesat e saj për qasje në dokumente publike.

“Pavarësisht se kemi marrë disa dokumente ku ne kemi hasur në shumë shkelje ligjore, Bislimi dhe ata të MKRS e dinë se unë po bëj një lloj auditimi, nga jashtë, dhe ata në vend se me na falënderu për këtë punë, ata neve na shkaktojë vështirësi për me arritë deri te faktet”, tha ajo.

Por, ky pretendim i Barutit është kundërshtuar nga  Bislimi.

“Adresimi i saj (Barutit) është në nivel shpifjes dhe kisha kërkuar me mirëkuptim që me pasë kujdes në këto adresime, pasi Ministria po bënë të pamundur për t’u përgjigjur në kërkesat e Barutit”, ka thënë Bislimi.