Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit

Kryeshefi ekzekutivi i Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa ka njoftuar se ka rënë niveli i ujit në liqenin e Badovcit.

Ai në një intervistë për RTV21 bëri  të ditur se niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 10.05 metra nën kuotë, shkruan rtv21.tv.

Xhafa njoftoi se cilësia e ujit është e garantuar.

Ndërsa në fund ai u bëri thirrje qytetarëve ta ruaj ujin dhe t’i paguajnë faturat, pasi që sipas tij inkasimi ka rënë në më shumë se 50%./21Media