Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Tahiri: AAK do ta votojë buxhetin nëse buxhetohet Ligji i pagave

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri ka thënë së grupi parlamentar i kësaj partie do ta mbështes buxhetin nëse buxhetohet  ligjin e pagave.

“Në qoftë se nuk e buxhetoni po ju them troq edhe juve deputetë edhe juve zyrtarë publik edhe të gjithëve që po na dëgjojnë ky ligj nuk do të jetësohet në qoftë se nuk do buxhetohet sepse nuk ka qysh hyn në zbatim nëse nuk ka buxhet”, ka thënë Tahiri sot në vazhdimin e seancës plenare.

Tahiri ka thënë se ky ligj i ndihmon Qeverisë sepse e ulë presionin e sindikatave.

“Kërkesa jonë është e thjeshtë dhe dëshirojmë që të dakordohemi që ta buxhetojmë ligjin e pagave që hyn në fuqi me 1 mars (2022). Kjo i ndihmon Qeverisë sepse e ulë presionin e sindikatave. Si grup parlamentar ky që jemi ne do ta mbështesim buxhetin, do të votojmë nëse ju e buxhetoni ligjin e pagave”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar që të ulin negativitetin partiak dhe të vendosin vijën buxhetore bashkarisht.