Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besim Hasani dhe Linda Shala flasin për zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës – LIVE

Zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) janë temë e debatit në emisionin “Kallxo Pernime”.

Në këtë debat, Besim Hasani, kryetar aktual i KOK-ut dhe Linda Shala, nënkryetare e Federatës së Basketbollit, kanë treguar se përse e synojnë postin më të lartë të sportit në Kosovë.

Hasani ka treguar se çka ka bërë në katër vitet e kaluara duke e pasur drejtimin e KOK-ut dhe çka pritet të bëjë në mandatin e ardhshëm nëse e fiton.

Cilat janë premtimet e Linda Shalëse nëse zgjidhet kryetare e KOK-ut?

Sa është rroga e kryetarit të Komitetit Olimpik?

Hasani e Shala flasin edhe për kandidaturat e tjera.