Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Haxhiu e quan 'gënjeshtar' ministrin Arben Vitia

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu  e ka qujatur ‘gënjeshtar’ ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këtë koment, deputeti Haxhiu e dha duke folur për deklarimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për vaksinimin masiv.

“Qeveria ka pranuar donacion doza të vaksinave dhe ende nuk është furnizu me vaksina Anti-COVID të kontraktuara nga Pfizer. Nuk keni tregu çmimin e blerjes së vaksinave edhe pse në internet janë çmimet e vaksinave por qeveria ka vendos ta mbaj sekret çmimin e vaksinave. Nga 15. 06. 2021 Ministria e Shëndetësisë, ka proklamuar se ministria do të filloj vaksinimin masiv. MSh ka publiku palnin e vaksinimit të cilin nuk po e zbatoni. Pse keni gënjyer dhe mashtruar qytetarët për vaksinim masiv”, tha Haxhiu.

“Për ofendimet nuk mund t’ju them të njëjtën por le të mbetet në ndërgjegjen e juaj. Kam deklaru dhe kam nënshkru kontratën me Pfizer për më shumë se 1.2 milion doza të vaksinave anti covid sepse unë nuk gënjej zoti deputet dhe këtë deklaratë e kam bërë pasi jam dakordu me kompaninë në fjalë”, tha Vitia.

Ai tha se detyra e tij primare është kujdesi për shëndetin e qytetarëve sidomos në këtë kohë të vështirë pandemie.

“Dhe asnjë presion nuk do të më devijoj, as ofendimet e juaja zoti Haxhiu. Nuk kam mujtë me reagu atëherë për nënshkrimin dhe as sot nuk mund t’ju tregoj çmimin për shkaqet e njëjta. Ju garantoj që do t’ju befasoj vetëm për mirë”, tha ministri Vitia.

Vitia tha se qysh kur janë plotësuar gjitha kushtet për nënshkrimin e kësaj kontrate kanë filluar hartimin e vaksinimit.