Foto: Policia e Kosovës

Bastisen dy shtepi në Mitrovicë, Policia gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Mitrovicës ka realizuar bastisje në dy shtëpi me objekte përcjellëse në fshatin Gushavc ku janë gjetur 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Bastisja është kryer pasditen e sotme nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme.

“Gjatë bastisjes janë gjetur 12 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, prokurori i çështjes ka sugjeruar që pajisjet e gjetura të merren nga autoritetet doganore.

Foto: Policia e Kosovës