Basri Sejdiu flet për vdekjet e mistershme në Klinikën Infektive

Ish drejtori i SHSKUK-së, Bastri Sejdiu në një konferencë për media të mbajtur sot ka folur rreth vdekjeve të dyshimta të cilat ndodhën në Klinikën Infektive gjatë natës të së dielës.

Sejdiu ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast janë informuar nga një mjek kujdestar.

“Jemi informuar se një mjek që ka qenë kujdestar ka informuar se kanë vdekur katër pacientë në një kohë të njëjtë. Virusi që sillet është realitet. Po e vërejmë që ditëve te fundit Klinika Infektive është e stërmbushur, 70 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe në gjendje të rëndë në Klinikën e Pulmologjisë janë 70 pacientë, 40 me oksigjenoterapi dhe në gjendje të rëndë”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se një mjek që ka qenë kujdestar ka dyshuar se diçka ka ndodhur ose me oksigjen apo aparaturë.

“Shërbimet teknike kanë dalë menjëherë. Oksigjeni është i kontraktuar i licensuar, bombolat e mëdha janë të licensuara, presioni nuk ka ra nga ajo bombolë. Dyshimi ka rënë për vjedhje prej kësaj bombole nga shërbimi i klinikës. Është vërtetuar që nuk ka pasur rënie të presionit të oksigjenit. Ajo çka është më e rëndësishmja është se këto bombola janë të licencuara”, ka thënë Sejdiu.

Prishtinë – Vdekje të dyshimta të pacientëve me Coronavirus në Klinikën e Infektivës