Banorët e Llapushnikut në telashe të vazhdueshme me rrymë

Banorët e një lagjeje në fshatin Llapushnik të Komunës së Drenasit po ankohen për mungesë të energjisë elektrike për afër katër ditë.

Kjo sipas qytetarit, Fatlum Gashi, ka ndodhur për shkak të erërave që kanë mbizotëruar ditëve të fundit, e që si rrjedhojë e mos rregullimit të qëndrueshëm nga KEDS-i, banori thotë se kjo gjendje përsëritet çdo herë kur ka erëra.

Gashi për KALLXO.com ka thënë se kanë telefonuar vazhdimisht KEDS-in dhe që pas insistimit të tyre të vazhdueshme kanë intervenuar rreth orës 22:00 mbrëmë, vetëm pasi kanë telefonuar edhe Policinë e Kosovës.
Mirëpo, qytetari shton se vetëm në disa lagje dhe linje është rregulluar problemi.

“Nuk e di ku është problemi, por ne prapë nuk kemi rrymë. Ne po përballemi vazhdimisht me probleme të ngjashme”, tha ai.

“Asnjëherë nuk jemi ba rehat me rrymë”, shtoi Gashi.

KALLXO.com ka provuar që nga dje të marr një përgjigje nga KEDS-i por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
KALLXO.com mëson se në hall me energjinë elektrike edhe disa lagje në fshatin Gjurgjicë dhe Arllat të Komunës së Drenasit.
Kujtojmë se me 5 shkurt KALLXO.com kishte raportuar për problemet e Llapushnikut me shtyllat e energjisë elektrike, pasi që janë ndjerë të rrezikuar.

KEDS-it i duhen edhe 5 vjet për t`i ndërruar shtyllat që janë në gjendje të rëndë