Babai dyshohet se rrahu vajzën, lirohet në procedurë të rregullt

Një burrë është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për kryerje të veprës penale të dhunës në familje.

Ai po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje në Suharekë.

Pas shoqërimit në polici, i dyshuari është intervistuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Ky i fundit ka urdhëruar lirimin e palëve ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.