Artistët më të kërkuar dhe këngët më të dëgjuara gjatë vitit 2020

Muzika shpeshherë është një ndër faktorët që ndikon në disponimin e njeriut.

Sipas kompanive botërore të shërbimeve audio-vizuele, këtë vit ka pasur konsum më të madh të muzikës  se sa të videove apo transmetimeve tjera.

Ofruesi suedez i transmetimit të audios dhe shërbimeve të medias, Spotify ka publikuar listat e saj të vitit 2020, duke ofruar një vështrim në albumet kryesore, artistët, listat e dëgjimit, podkastet dhe këngët midis 320 milion dëgjuesve të saj në të gjithë botën gjatë gjithë vitit.

Bad Bunny ishte artisti më i mirë sipas Spotify në të gjithë botën gjatë vitit 2020, me mbi 8.3 miliardë transmetime, ndërsa Billie Eilish ishte artistja më e transmetuar.

Këngëtarja Billie Eilish; Fotografi nga ngjarja e ndarjes së Çmimeve Grammy

Kënga më e transmetuar e vitit ishte “Blinding Lights” nga “The Weeknd” (Abel Makkonen Tesfaye), me gati 1.6 miliard transmetime në të gjithë botën, ndërsa albumi Yhlqmdlg (Yo hago lo que me da la gana” në spanjisht ose  “I Do Whatever I Want”) i Bad Bunny kryesoi albumet në më shumë se 3.3 miliard transmetime.

Lista më e popullarizuar e redaksisë në Spotify për vitin 2020 ishte Top Hitet e Sotme, me mbi 27 milion ndjekës.

Artistët më të transmetuar të Spotify për vitin 2020 (globalisht): Bad Bunny, Drake, J Balvin, Juice WRLD dhe  The Weeknd.

Artistet kryesore në të gjithë botën: Billie Eilish, Taylor Swift, Ariana Grande, Dua Lipa dhe Halsey.

Sipas statistikave të Spotify, ‘Dakiti’ nga Bad Bunny dhe Jhay Cortez ishte kënga  më e transmetuar me 38.56 milion transmetime në të gjithë botën, e ndjekur nga ‘All I Want For Christmas Is You’ nga Mariah Carey me më shumë 32.5 milion transmetime.

Ndërsa, në kanalin YouTube me 17 qershor 2016, Pinkfong lëshoi ​​videon e tyre “Baby Shark Dance.” Më 2 nëntor 2020, u bë videoja më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave, duke tejkaluar ish-mbajtësin e rekordit “Despacito” nga Luis Fonsi. “Baby Shark Dance” aktualisht ka më shumë se 7.05 miliardë shikime në YouTube.

“Baby Shark Dance” e cila ka thyer rekord sa i përket shikimeve, pas “Gangnam Style” të artistit korean Psy e cila mbeti në vendin e parë më së shumti (1,689 ditë ose 4,6 vjet) para se t’ia lëshonte vendin pasardhësit të tij.

 

Që nga viti 2010, të gjitha videot më të shikuara në YouTube, përveç një, kanë qenë videot muzikore, që nënkupton zhvendosjen e përqendrimit të platformës nga videot qesharake, virale në përmbajtjen e prodhuar në mënyrë profesionale.

Që nga viti 2019, rreth gjysma e popullsisë amerikane kanë hyrë në YouTube për konsum muzike në baza javore.