Fituesi e çmimeve për muzikën për 2021. Foto: Facebook/MKRS.

Ministria e Kulturës ndau çmimet vjetore për muzikën për 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot çmimet vjetore për muzikën për vitin 2021.

Për dallim nga vitet e kaluar, sivjet nuk është ndarë Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore, “Niketë Dardani”, për shkak se nuk kishte nominime (propozime) për këtë çmim.

Ndërsa, janë ndarë çmimet tjera vjetore për muzikës.

Çmimi vjetor për orkestrale-simfonike koncertale iu dha Drinor Zymberit për veprën “Constellation” dhe Kreshnik Aliçkajt për veprën “Viola concerto”.

Çmimi për vepër kametale iu nda Fjolla Gashit për veprën “Mystral” dhe Ersan Januzit për veprën “Chaos”.

Çmimin për vepër sofistike dhe duo e morën Mendi Mengjiqi për veprën “Fantasy” dhe Bardh Dubovcit për veprën “Tah”.

Ndërsa, çmimi për vepër korale acapella dhe për veprën korale për shoqërim instrumental, iu dha Mendi Mengjiqit për veprën “Mars” dhe Hajrulla Sylës për veprën “The Metamorphosis”.

Duke përshëndetur fituesi e sivjetmë të çmimeve vjetore për 2021, ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku tha se krijuesit kosovarë po nderohen në ditën më të rëndësishme për muzikës.

“Ne jemi një popull i muzikës, kemi muzikantë të talentuar dhe konkurruese në nivelet ndërkombëtare”, tha Çeku.

Ndërsa, kompozitori Mendi Mengjiqi, fituesi i dy çmimeve për muzikën për 2021, tha se çmimet vjetore që ndan MKRS janë i vetmi stimulim për kompozitorët kosovarë.

“Falë këtij konkursi për çdo vit lind një vepër muzikore, andaj duhet vazhduar me këtë konkurs”, tha Mengjiqi.

Çmimet vjetore për muzikën janë ndarë në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës. Në mbarë botën, çdo 21 qershor shënohet si Dita Ndërkombëtare e Muzikës.

Hajrulla Çeku. Foto: Facebook/MKRS.